Të shtunën, Policia e Kosovës ka arrestuar një person tjetër të dyshuar për plagosjen me armë zjarri që ndodhi të enjten në Prishtinë.
Për plagosjen me armë zjarri, në ditën e ngjarjes, Policia kishte ndaluar për 48 orë edhe një tjetër të dyshuar.
Ndërkohë, të arrestuarit të dytë, i është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se ka kryer sulmin.
“Në lidhje me rastin është raportuar se me 23.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull /k dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.