Policia e Kosovës ka rrethuar zyrën e Administratës Pensionale të Kosovës, te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë, pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.
Zyra Rajonale për Informim e PK-së, ka konfirmuar për Gazetën Express, se alarmin për mjet të dyshuar shpërthyes e kanë marrë orës 11:00 nga punëtorët e kësaj zyre.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po verifikojnë mjetin e dyshuar.
Zyra e Administratës Pensionale të Kosovës ndodhet në oborrin e ish-pallatit të shtypit që sot shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës për ministri të ndryshme, në qendër të Kryeqytetit.