Dyshohej si perandor “i rremë”, monedha prej floriri zbulon të vërtetën

Shkencëtarët kanë zbuluar se një monedhë e lashtë floriri dëshmon se një perandor romak i shekullit të tretë, i cilësuar për shumë kohë si një personazh imagjinar, ekzistonte vërtet.

Monedha mban emrin e Sponsian dhe portreti i tij u gjet më shumë se 300 vjet më parë në Transilvani, dikur një postë e largët e perandorisë romake. Në atë kohë u besua se personazhi i gdhendur në të ishte “fals” dhe u mbyll në dollapin e muzeut, por tani shkencëtarët thonë se shenjat e gërvishtjeve të dukshme nën një mikroskop vërtetojnë se ai ishte në qarkullim 2000 vjet më parë.

“Ne gjetëm një perandor. Ai ishte një figurë që mendohej se ishte i sajuar dhe i fshirë nga ekspertët. Por ne mendojmë se ai ishte i vërtetë dhe se ai kishte një rol në histori”, tha profesori Paul Pearson University College London, i cili është edhe personi që drejtoi hulumtimin.

Monedha për të cilën po flasim u gjet në një thesar të vogël të zbuluar në vitin 1713. Mendohej se ishte një monedhë e mirëfilltë romake deri në mesin e shekullit të 19-të, kur ekspertët dyshuan se ato mund të ishin prodhuar nga falsifikatorët e kohës, për shkak të dizajnit të tyre të papërpunuar.

 

Por sipas BBC, gjërat ndryshuar, kur Prof Pearson pa fotografitë e monedhës ndërsa po kërkonte një libër për historinë e perandorisë romake. Ai mundi të dallonte gërvishtjet në sipërfaqen e saj që mendonte se mund të ishin prodhuar nga monedha që ishte në qarkullim.

Një analizë kimike tregoi se monedhat kishin qenë të varrosura në tokë për qindra vjet. Megjithatë studiuesve u duhet të zbulojnë se kush ishte ky perandor “fals” me emrin “Sponisan”.

A besojnë se ai ishte një komandant ushtarak që u detyrua të kurorëzohej si perandor i provincës më të largët dhe më të vështirë për t’u mbrojtur të Perandorisë Romake, të quajtur Dakia.

Studimet arkeologjike kanë vërtetuar se Dakia ishte shkëputur nga pjesa tjetër e Perandorisë Romake rreth vitit 260 të erës sonë. Kishte një pandemi, luftë civile dhe perandoria po copëtohej.

Pasi studiuesit vërtetuan se monedhat ishin autentike dhe se ata kishin zbuluar atë që ata besonin se ishte një perandor romak i humbur, ata paralajmëruan studiuesit në Muzeun Brukenthal në Sibiu në Transilvani, i cili gjithashtu ka një monedhë sponsiane. Ishte pjesë e amanetit të baronit Samuel von Brukenthal, Guvernatori Habsburg i Transilvanisë. Baroni po studionte monedhën në kohën e vdekjes së tij dhe historia thotë se gjëja e fundit që bëri ishte të shkruante një shënim duke thënë “autentike”.

Zbulimi është me interes të veçantë për historinë e Transilvanisë dhe Rumanisë, sipas menaxherit të përkohshëm të Muzeut Kombëtar Brukenthal, Alexandru Constantin Chituță,pasi nëse rezultatet pranohen nga komuniteti shkencor, historisë së Rumanisë do i shtohet dhe një tjetër figurë historike/tvklan.al