Dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar, shkruhet edhe në raportin e Inerpolit

Para disa dite futbolli i Kosovës u ‘godit’ me një lajm nga mediat franceze për kurdisje gjatë një apo dy ndeshjeve në Superligë.

Një dyshim i tillë është raportuar edhe nga organizata ndërkombëtare që lufton krimin ‘Interpoli’, shkruhet në sajtin “Boxsocerneës.com”, transmeton Lajmi.net

“Një skandal trukime ndeshjesh tronditi kampionatin e futbollit të Kosovës. Bastorët ishin vendosur në Kosovë dhe në Francë dhe akvititeti i tyre i organizuar kriminal ishte duke u hetuar gati për një vit”, shkruhet në sajtin e lartpërmendur

Kujtojmë që në këto dyshime të kurdisjeve, skuadra nga Podujeva, Llapi është më e përmendura. Por, ende nuk është zbuluar saktësisht, kurse të gjithë organizatat janë duke punuar për ta zbardhur këtë dyshim që vërtetë i bën dëm të madh futbollit kosovar.