Dyneri 1 cent, policia intervenon për ta shpërndarë turmën

Policia gjermane u detyrua të intervenoj për të shpërndarë turmën në qytetin Osnabrück, pasi një dyqan dynerësh kishte ofruar dyner me cmim promocional prej 0.01 € cent.

Në orën 12 të mesditës, dy orë para hapjes zyrtare të dyqanit të kebapëve dhe dynerëve, qytetarët ishin rreshtuar për të blerë në lokalin e ri të quajtur ‘Made in Bärlin.’

Të gjitha të ardhurat nga shitja, dyqani do të dhuronte për jetimoren e fëmijëve.

Por puna nuk shkoi si ishte menduar. Radhët e gjata të pritjes shkaktuan jo vetëm rrëmujë, por një vajzë e re mori mavijosje si pasojë e shtyerjes.

Një tjetër aspekt që kishte nxitur blerësit ishte se në atë ditë, për cdo blerje prej 1 cent, dyqani do të jepte 3 euro për bamirësi, sa është realisht cmimi i një dyneri.

Policia shpërndau turmën, por nuk pati të arrestuar. /MESAZHI/