Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dylann Roof dënohet me vdekje

Dylann Roof dënohet me vdekje

WASHINGTON (AA) – Juria Federale ka dënuar të martën me vdekje një supremacist të bardhë për masakrën brutale që kreu ndaj nëntë besimtarëve me ngjyrë në një kishë në Charleston te Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Dylann Roof u dënua në dhjetor për 33 akuza të veçanta federale, duke përfshirë krimin nga urrejtja, ndëkohë që nga akuzat, 18 përmbanin mundësinë për një dënim të mundshëm me vdekje.

Nga 12 anëtarët e jurisë gjyqësore, asnjëri nuk tha se duhet kursyer jetën e të akuzuarit.

Më 17 korrik të vitit 2015, Roof u fut në kishën Metodiste afrikane në Charleston, ku qëndroi ulur bashkë me viktimat e tija të ardhshme.

Exit mobile version