Dyfishohet numri i rasteve ditore me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Është rritur numri i rasteve të reja nga Covid-19 në Shqipëri.Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën me dijeni se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 82 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Kështu vihet re një dyfishim i rasteve të reja në raport me ditën e djeshme, ku Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 45 persona, mbartës të Covid-19.

3 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën pergjatë 24 orëve të fundit. Në total numri i viktimave ka shkuar në 69.