Dyert automatike hapen atje ku shpenzohet pasuria, jo atje ku fitohet

Vehbi Zeqiri

Dyert automatike hapen atje ku shpenzohet pasuria, jo atje ku fitohet. 😎
Atje ku fitohet pasuria mund të hasësh baltë, rrugë të paasfaltuara, terren të ashpër, punë të lodhshme, orare të gjata, vështirësi e sfida të shumta.
Suksesi nuk është rastësi…, ai kërkon këmbëngulje, vazhdimësi, përpjekje të pandalshme, përkushtim të palëkundur, menaxhim të vetes dhe të kohës, kontroll mbi emocionet dhe kapërcim të sprovave – elemente që në fillim duken të padëshiruara.
T’lumët ata që kalojnë këtë fazë, sepse më pas çdo gjë tjetër bëhet më e lehtë.
Mos u mashtroni nga vendet ku dyert hapen me lehtësi – atje vetëm do të humbisni para dhe kohë, pa fituar asgjë të vlefshme.
Nëse e kupton këtë ‘filozofi’, shumë aspekte të jetës do t’i organizosh dhe menaxhosh më mirë.
Dyert e suksesit nuk hapen vetvetiu – është detyra JOTE t’i hapësh ato.

Vehbi Zeqiri