Paulo Dybala ka startuar një sezon fantastik me Juventusin, ndërsa ka arritur në kuotën e 10 golave, ende pa u mbyllur shtatori.
Edhe në fundjavë, argjentinasi shkëlqeu duke shënuar të tre golat, në fitoren e Juventusit 1-3, ndaj Sasuolos.
Ylli i Zonjës së Vjetër ka filluar të krahasohet me Lionel Messit, por edhe pse për këtë ai po ndihet i privilegjuar, nuk po i pëlqen shumë.
“Unë dhe Messi jemi futbollistë të ndryshëm. Ai ka historinë e tij dhe unë po mundohem të bëj timen”.
“Ai ka fituar shumë dhe këtë shpresoj të bëj edhe unë”, ka thënë Dybala.
Vlen të theksohet se Paulo ishte lojtari i javës së katërtë në Serie A.