Dybala: Nuk kam koronavirus, por jam në pritje të rezultateve

Paulo Dybala ka mohuar thashethemet se është infektuar me koronavirus, por ka zbuluar se është në pritje të rezultateve.

Juventus tashmë ka dy lojtarë që kanë dalë pozitiv në testet me koronavirus, dhe të gjithë lojtarët e tjerë ndodhen në vetizolim.

“Ka pasur thashetheme të rrema që unë pata Covid-19. Kjo nuk është e vërtetë, por unë vullnetarisht kam hyrë në izolim si të gjithë lojtarët e tjerë”, ka deklaruar Dybala, përcjell lajmi.net.

“Në ditët e ardhshme, unë do të di rezultatin e testeve”.

Ai tutje ka shtuar për kujdes ne gjithë botën, për t’i dhënë fund sa më herët koronavirusit, e gjithashtu ka falënderuar të gjithë mjekët dhe infermierët që janë në fron të parë kundër kësaj pandemie.