Dy vëllezër haxhinj vdesin për një ditë, dyshohet se ishin me Covid-19

Raportohet se 2 vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës.

Vëllezërit dyshohet se kishin simptoma të gripit Covid-19 dhe dyshohet se vdiqën si rezultat i këtij virusi.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, sipas ISHPK-së u regjistruan 225 raste – prej tyre 6 nga Peja.