Dy të vrarë në ambasadën e Izraelit në Jordan

Dy jordanezë janë vrarë me armë zjarri në një ndërtesë banimi në kompleksin e ambasadës izraelite në kryeqytetin e Jordanisë, Amman. Lajmin e bëri të ditur Drejtoria e Sigurisë Publike e Mbretërisë Jordaneze.

Të shtënat ndodhën të dielën mbrëma në një ndërtesë banimi, e cila përdoret nga stafi i ambasadës.

Të hënën, ministria e jashtme e Izraelit tha se ishte roja e sigurisë ai që vrau jordanezët, sic thanë “në konfrontim”.

Policia tha se dy jordanezët punonin për një kompani të mobiljeve dhe hynë në kompleksin e ambasadës për të kryer riparime.

Mediat izraelite thonë se roja hapi zjarr, duke vrarë 17-vjeçarin jordanez, ndërsa pronari banesës u godit me armë zjarri “pa dashje” dhe më vonë vdiq. /MESAZHI/