Ka ndërruar jetë i aksidentuari ditë më parë në fashtin Bukosh të Vushtrrisë. Ndërkohë, një tjetër person ka gjetur vdekjen nga rrokullisja me traktor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se “lidhur me rastin, me 14.09.2017 është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në spitalin e Novi Sadit ka ndërruar jetë”.Me urdhër të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar.
Ndërkohë, po gjatë ditës së djeshme, në pyllin e fshatit Shallc të Vushtrrisë është gjetur pa shenja jete viktima një burrë, ku dyshohet se është rrokullisur me traktorin e tij.Vdekje e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa njësitet policore pas përfundimit të vendshikimit të vendit të ngjarjes, në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.