Dy persona kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 615 raste të reja nga 1.465 testime.
Ndërsa, janë shëruar 285 persona. Numri i rasteve aktive është 5.687.