Dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj nisen për në Turqi, dy të tjerë në pritje

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë lajmin në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit janë nisur për trajtim në Turqi dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj.Ai po ashtu ka njoftuar se dy të tjerë janë në pritje të nisjes.

Postimi i plotë:

“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjerët janë në pritje të nisjes.E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar.Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”. /