Ballina Lajmet Kosovë Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se kontrabandonin municion nga Serbia

Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se kontrabandonin municion nga Serbia

Dy persona janë arrestuar të hënën në mëngjes në Prizren, pasi sipas Policisë së Kosovës, janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë, në poligonet e armëve.

Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur e sekuestruar mbi 13 mijë e 300 fishekë me gas të kalibrit 9×19.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si kontrabandim me armë.

Exit mobile version