Dy skuadra spanjolle pas Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri pritet të shitet gjatë kësaj vere nga Liverpooli.

Drejtuesit e klubit anglez po kërkojnë rreth 15 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar sulmuesin e krahut.

Së fundmi në garë për shërbimet e Shaqirit, kanë hyrë dy skuadrat spanjolle, Sevilla dhe Villareali.

Për shërbimet e Shaqirit interesim ka shprehur edhe Lazio.

29-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2022. /koha