Dy skuadra kosovare vazhdojnë rrugëtimin, Kosova në pozitë të mirë në ranglistën e UEFA-s

Dy skuadra nga Superliga e Kosovës, Ballkani dhe Drita kanë vazhduar me sukses në raundin tjetër të UEFA Conference League.

Kështu, Kosova gjendet në pozitën e 32-të në ranglistën e UEFA-s me 1500 pikë të grumbulluara, shkruan Indeksonline

Duke e bërë futbollin e Kosovës momentalisht si më të mirë se Republika e Irlandës, Islandës, Letonisë, Finlandës, Armenisë etj.

Kujtojmë që skuadra nga Gjilani, Drita luan më 8 gusht ndaj Auda, e cila vjen nga futbolli i Letonisë.

Kurse Ballkani luan kundër Larne, në të njëjtën datë – skuadër kjo që vjen nga Irlanda e Veriut.