Dy shpella qëndrojnë në frontin e Historisë së Islamit:
Shpella e Hirasë dhe ajo e Theurit.
Në heshtjen e Hirasë u dëgjua fjala e Allahut… Në Theur u bënë planet për triumfin e kësaj fjale…
Në Hira rrahu zemra…
Në Theur vetëtiti mendja…
Në Hira mbizotëronte frika…
Në Theur mbështetja e fuqishme në Allahun Fuqiplotë. (La tahzen inAllaha meana) Mos u mërzit Allahu është me ne.
Në të parën punoi shpirti i gjerë i Profetit dhe në dytën punoi mendja, gjykimi…
Hoxhë Hasan Baftijari