Aroma jo e këndshme e këmbëve gjithmonë sjell telashe.
Kjo nuk u ndodh vetëm atyre që e shkaktojnë këtë aromë, por edhe atyre që janë pranë. Aroma e pakëndshme mund të hiqet qafe përmes banjave që përgatiten lehtë. Banjë nga rozmarina dhe sherbela.
Përbërësit:
1 lugë rozmarinë të thatë dhe gjysmë lugë sherbelë po ashtu të thatë.
Përgatitja:
Enën e mbushni me ujë dhe i shtoni bimët. E lini ujin të ftohet paksa e më pas çdo ditë i mbani këmbët aty nga gjysmë orë. Banjë nga limoni dhe soda e bikarbonit Përbërësit: ¼ e lugës sodë bikarboni, tetë gota ujë, lëngun e një limoni. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i përzieni me ujë të vakët dhe i mbani këmbët aty për 15 – 20 minuta.