Dy prindër dhe një fëmijë 11-vjeçar kanë gjetur vdekjen pasi ranë në një krater vullkanik në Itali.
Tragjedia ndodhi kur djali hyri në një zonë të ndaluar në Solfatara pranë Napolit në jug-perëndim të vendit.
Nëna 42 vjeçare, dhe babai, 45 vjeç, u përpoqën ta tërheqin atë, por u rrëzuan në bazën e kraterit.
Familja e cila vinte nga Torino na në gazrat toksike të vullkanit, të cilat shkaktuan vdekjen e tyre.
Një tjetër djalë i tyre, shtatë vjeçar, mbijetoi pasi arriti të dilte në zonë të sigurtë. /MESAZHI/