Rasti i tyre shkoi në gjykatë, pasi vendosën të apelonin me justifikimin se të drejtat e tyre ishin shkelur, por që gjykata rrëzoi ankesën e tyre.
Dy policë në Los Angeles u pushuan nga puna sepse ndoqën Pokemonë në vend që të kapnin dy hajdutë që po arratiseshin.
Patrulla e tyre ishte e parkuar pranë kur një thirrje në radio kërkonte që dy policët i përgjigjeshin një vjedhjeje dyqani atë pranë.
Pas një vlerësimi të kamerave që montuar në trup dhe makinë, u pa se dy policët në fakt kishte qenë duke luajtur Pokemon Go dhe në vend që të kapnin hajdutët, kishin ndjekur një Pokemon të rrallë quajtur Snorlax.
Ata mohuan se kanë qenë duke luajtur, por u shkarkuan menjëherë pas hetimit. Ngjarja ka ndodhur në 2017-ën ndërsa në radio policët ishin dëgjuar duke folur për kapjen e suksesshme të Snorlax dhe sa e vështirë kishte qenë beteja me një tjetër Pokemon quajtur Togetic.
Rasti i tyre shkoi në gjykatë, pasi vendosën të apelonin me justifikimin se të drejtat e tyre ishin shkelur, por që gjykata rrëzoi ankesën e tyre. /PCWorld