Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka gati dy përforcimet e reja, që do ti zyrtarizoj së shpejti.
Bëhet fjalë për dy futbollistë që janë pjesë e skuadrave nga Shqipëria, njëri te Kukësi dhe tjetri te Teuta e Durrësit.
Mësohet se Ballkani tashmë ka arritur marrëveshje në parim dhe prezantimi i tyre është vetëm çështje kohe.
Prej Kukësit, Ballkani do ta transferoj sulmuesin e krahut, nigerianin 22-vjeçar Mustapha Salami, i cili sezonin e shkuar ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 7 asistime në Kategorinë Superiore.
Ndërkohë, nga Teuta te Ballkani do të transferohet mbrojtësi Elmando Gjini.
Për këta dy futbollistë, Ballkani ka mposhtur konkurrencën e fortë te skuadrave tjera nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, duke pasur parasysh se si Salami ashtu edhe Gjini kanë kontrata valide deri vitin e ardhshëm. /teve1