”Ford” dhe gjiganti kinez i internetit ”Baidu” do të realizojnë së bashku teste të vërteta të automjeteve inteligjente në Kinë, njoftuan sot dy kompanitë.
”Baidu”, fillimisht një motor i thjeshtë kërkimi në internet që dominon tregun kinez, ka zgjeruar gamën e aktiviteteve financiare duke forcuar praninë edhe në fushën e inteligjencës artificiale, argëtimit nëpërmjet videove dhe gjithashtu në makinat pa drejtues.
”Ky partneritet i nisur dy vite më parë parashikon lëvizjen në rrugë të makinave autonome, që pritet të nisin deri në fund të vitit”, sqaruan dy grupet në një komunikatë për shtyp të transmetuar në web-in e prodhuesit amerikan të automjeteve.
Testet do të kryhen në rrugë planifikuar për këtë qëllim, fillimisht në Pekin por me mundësinë për t’i zgjeruar në qytete të tjera të vendit, shtuan ”Ford” dhe ”Baidu”. /alsatm