Dy gola të shpejtë në finalen e madhe

Në “Luzhniki Stadium” të Moskës është duke u luajtur finalja e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” mes Francës dhe Kroacisë.

Franca ka shënuar edhe golin e katërt kundër Kroacisë por nuk ka vonuar shumë dhe Kroacia ka shënuar të dytin.

Për francezët kësaj radhe ka shënuar Mbappe i cili la të shtangur Subasic.

Ndërsa për Kroatët ishte Mario Mandzukic ai i cili shënoi.

Mbesin edhe pakë minuta deri në fundë të kësaj drame.