Dy gjyqtarë iranianë vriten jashtë Gjykatës së Lartë, sulmuesi kryen vetëvrasje

Gjyqtarët e vrarë janë identifikuar si Hojjat al-Islam Razini and Hojjat al-Islam Muslimeen Moghisheh,

Dy gjyqtarë të lartë iranianë janë vrarë pasi një sulmues i armatosur i paidentifikuar mëngjesin e sotëm hapi zjarr ndaj tyre jashtë Gjykatës së Lartë në Teheran, transmeton Anadolu.

Siç rapoton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, të dy gjyqtarët u vranë në çast derisa një tjetër u plagos nga të shtënat që ndodhën në një zonë të frekuentuar të Teheranit qendror.

Qendra mediatike e gjyqësorit në një deklaratë e përshkroi sulmin si një “veprim të paramenduar”.

Ajo tha se dy viktimat ishin “gjykatës të përkushtuar dhe revolucionarë që qëndruan me vendosmëri kundër atyre që prishin sigurinë publike”.

Gjyqtarët e vrarë janë identifikuar si Hojjat al-Islam Razini and Hojjat al-Islam Muslimeen Moghisheh, të cilët kryesonin degë të ndryshme gjyqësore në kryeqytetin iranian.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, sulmuesi nuk kishte asnjë çështje në Gjykatën e Lartë dhe nuk ishte klient i degëve të drejtuara nga dy gjyqtarët.

Mediat tregojnë se sulmuesi ka kryer vetëvrasje menjëherë pas të shtënave.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga drejtues të lartë politik apo ushtarak lidhur me incidentin.