Ballina Artikuj Dy fjalë rreth agjërimit të 6 ditëve të Shevalit

Dy fjalë rreth agjërimit të 6 ditëve të Shevalit

Hoxhë Husamedin Abazi

Hafizi Ibn Rexhebi ka transmetuar nga Ibn Mubareku se:
“Është thënë: Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit lidhet me agjërimin e Ramazanit në vlerë, kështu që agjëruesi do të ketë shpërblimin e agjërimit të tërë vitit si detyrim (farz).”
Domethënë, ai ka shpërblimin e agjërimit të Ramazanit për të gjithë vitin me mirësinë dhe mëshirën e Allahut.
Kush agjëron Ramazanin dhe Allahu e udhëzon për të agjëruar gjashtë ditët e Shevalit, ai ka fituar, me mirësinë e Allahut, shpërblimin e agjërimit të gjithë vitit, njëlloj si agjërimi i Ramazanit. Dhe ky është favori i Allahut, të cilin Ai ia jep kujt të dojë.
Kushdo që e kupton këtë shpërblim, nuk mund ta lërë agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, sado të vështira të jenë rrethanat.

Hoxhë Husamedin Abazi

Exit mobile version