Dy detet që nuk përzihen me njëri tjetrin! Pse ndodh kjo dukuri? Përmendja e saj në Kur’anin famëlart dhe vërtetimi shkencor

Shumë prej nesh e kanë të qartë pamjen midis dy deteve të cilët bashkohen me njëri-tjetrin. Si ndodh kjo dukuri? Të shumta kanë qënë pyetjet dhe hipotezat reth kësaj çështje.

Ky fenomen është shpjeguar dhe përmendur në Kur’anin famëlartë 1438 vite përpara. Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: “Ai bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen.” (Err-Rahman 19-20)

Si gjithmonë për shumë dukuri të cilët njeriu ngreh pikpyetje shkenca bashkëkohore nis studimet dhe për dukurinë në fjalë ka arritur në një përfundim konkret.

Shkencëtarët bashkëkohorë, studiuesit e oqeanëve, për shkak të forcës fizike këtë e kanë quajtur “tensioni sipërfaqësor” Ujrat e deteve fqinje nuk përzihen sepse tensioni sipërfaqësor i shkaktëtuar nga diferenca e dendësisë së ujrave i ndalon detet të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një pengesë.

Në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik gjenden dallgë të mëdha korrente të forta dhe rryma. Uji i Detit Mesdhe, hyn në Atlantik nëpëmjet Gjilbraltarit, por temperatuara, kripësia dhe dendësia e secilit prej tyre nuk ndryshojnë, për shakak të kufijve që mbajnë të ndarë nga njëri-tjetri.

Interesantja e këtij fakti është se ne atë periudhe nuk ekzistonte një studim i mirëfilltë i kësaj çështje. Me kalimin dhe evolimin e teknologjisë kjo dukuri është zbuluar. Kjo tregon dhe argumenton se Kur’ani famëlartë është fjala e Krijuesit të Gjithësisë.