Dy burra arrestohen pasi gjenden kufomat e 26 vajzave dhe grave në Mesdhe

Dy persona të akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore janë arrestuar në Itali, dhe ndaj rëndojnë akuzat për vdekjen e 26 vajzave dhe grave nigeriane.

Të 26 gratë dhe vajzat janë gjetur në Detin Mesdhe javën e kaluar dhe ka dyshime se ato mund të jenë përdhunuar e më pas mbytur nga trafikuesit tashmë të arrestuar.

Sipas një raporti nga The Guardian, trafikantët janë identifikuar si Al Mabrouc Wisam Harar nga Libia and Mohamed Ali Al Bouzid nga Egjipti. Tani për tani, prokurorët nuk i kanë lidhur ata si përgjegjë të drejtëpërdrejtë për vdekjet në fjalë.

Ende nuk është plotësisht e qartë se si kanë vdekur këto vajza dhe gra, por rezultatet e autopsisë pritet të zbardhen së shpejti.

Hetuesit po dyshojnë se gratë dhe vajzat, disa prej tyre vetëm 14 vjec, mund të jenë mbytur përderisa provonin të kalonin në rrugën e rrezikshme detare mes Libisë dhe Europës.

Trupat e tyre janë zbuluar nga një barkë shpëtimi e kundërtrafikimit, në vendin ku më parë ishin mbytur anije. /MESAZHI/