Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte thotë se nuk do të ngurojë të vrasë djalin e tij nëse pretendimet për përfshirjen e një dërgese droge prej 125 milionë dollarë janë të vërteta.
Ai gjithashtu është zotuar të “mbrojë policët që e vrasin atë”.
“Porosia ime ishte; nëse kam fëmijë që janë përfshirë në drogë, vrisni ata. Kështu që njerëzit nuk do të kenë asgjë për të thënë. Unë i thashë Pulong (nofkën e djalit); urdhri im është të të vrasin nëse je kapur. Dhe unë do ta mbroj policinë që të vret, nëse gjithçka është e vërtetë”, tha Duterte në një fjalim të mërkurën mbrëma, cituar nga AFP.
Deklaratat e tij erdhën pas lajmeve se Paolo Duterte është i lidhur me një kartel ndërkombëtar të drogës që u përpoq të dërgonte 125 milionë dollarë metamfetaminë kristali nga Kina në Manila në muajin maj.
Akuza është sjellë nga senatori Antonio Trillanes, një kundërshtar vokal i presidentit.
Si pjesë e argumentit të tij, Trillanes solli edhe fotografi të Paolos përveç biznesmenit të dyshuar përgjegjës për importimin e drogës. Ai gjithashtu përmendi një burim të inteligjent të huaj, se djali i Presidentit ishte anëtar i një grupi kriminal, ndërsa aludon për një tatuazh “të ngjashëm me dragon” në shpinë si dëshmi.
Paolo, 42 vjeç, ka mohuar akuzat, duke treguar një hetim të Senatit më parë këtë muaj se pretendimi ishte “i pabazë”.
Deklaratat e guximshme të Duterte lidhur me djalin e tij janë më të fundit në një varg vërejtjesh tronditëse të shprehura nga lideri si pjesë e luftës së tij ndaj drogës.
Fushata e tij tejet e kritikuar ka çuar në vrasjen e më shumë se 7 mijë personave përdorues dhe tregtar droge që nga korriku i vitit të shkuar, sipas shifrave të publikuara nga Human Rights Watch (HRW) në korrik.
Duterte ka mbrojtur në mënyrë të përsëritur qëndrimin e tij të ashpër ndaj drogës, duke thënë se ai do të ishte “i lumtur për therjen” e 3 milionë të droguarve dhe duke përshkruar fëmijët e vrarë në fushatë si “dëmtim kolateral”.