Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka akuzuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës të SHBA për komplot për vrasjen e tij, komplot që nuk zhvillohet për herë të parë. Ai deklaroi se në rast të vdekjes së parakohshme, fajtor për këtë është CIA.
“Sa për mua, do t’u tregoj filipinasve: nëse vdes, është Amerika, është CIA. Një ditë, unë do të të dëboj. Ose më vrisni këtu, ose ikni nga vendi im. Zgjidhni!”, tha Presidenti.
Nuk është hera e parë që Duterte që hedh akuza në drejtim të CIA. Në shtator 2016, ai pretendonte se kishte marrë raporte që agjencia donte që ai të vdiste.
Për më tepër, në muajin gusht, Partia Fronti Kombëtar Demokratik e Filipineve pretendonte se CIA kishte komplotuar për të rrëzuar presidentin për të futur Rusinë dhe Kinën në çështjet botërore./Mesazhi/