Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte të shtunën ka kritikuar ashpër mbrojtësit e të drejtave të njeriut për kritikat e tyre ndaj luftës së tij kundër drogës, kurse të injorimit të gjendjes së trishtuar të muslimanëve Rohingya në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti filipinas theksoi se Aung San Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel të Paqes, nuk arriti të trajtojë krizën e Rohingya-ve ku qindra njerëz janë vrarë. “Shikoni se çfarë po ndodh në Mianmar. Ajo (Aung San Suu Kyi) është fituese e çmimit Nobel”, tha Duterte në ceremoninë e mbylljes së Konferencës së Biznesit në qytetin Cagayan de Oro City në jug të Filipineve, citohet nga Inquirer online.
Duterte theksoi se përkundër faktit se janë në qendër të lajmeve ndërkombëtare, grupet e të drejtave të njeriut nuk e kanë kritikuar Suu Kyi për dështimin e saj për të zgjidhur krizën në Mianmar ku muslimanët Rohingya “po brutalizohen atje”.
Megjithatë, pavarësisht deklaratës së Dutertes, Organizata për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch” (HRW) ka reaguar ndaj krizës së muslimanëve Rohingya duke kërkuar nga OKB-ja që të mbajë seancë urgjente.
HRW gjithashtu ka kërkuar që OKB-ja të paralajmërojë autoritetet e Mianmarit se ata do të përballen me sanksione të ashpra nëse nuk i japin fund fushatës brutale kundër komunitetit Rohingya
Ai shtoi se vetëm Pekini dhe Moska kanë vlerësuar fushatën e administratës së tij dhe nuk kanë hedhur ndonjë kritikë ndaj vrasjeve në Manila.
HRW, në një deklaratë për media të shtunën kërkoi nga OKB-ja të hetojë luftën e Dutertes kundër drogës pas vrasjes së adoleshentëve në operacionet e policisë kohët e fundit.
“Ekzekutimet e qarta jashtëgjyqësore nga policia filipinase e dy fëmijëve gjatë një periudhe tre-ditore shtojnë nevojën për një hetim të Kombeve të Bashkuara në luftën abuzive kundër drogës të presidentit Rodrigo Duterte”, thotë HRW.
“Ndërsa disa dhjetëra fëmijë nën 18 vjeç kanë vdekur në vrasjet e lidhura me luftën kundër drogës që nga qershori i vitit 2016, rrethanat sugjerojnë se Policia Kombëtare Filipinase (PNP) ka synuar qëllimisht dy fëmijët”, thuhet në deklaratën e HRW-së”, siç citohet nga GMA News.
“Refuzimi i Dutertes për sundimin e ligjit i ka bërë të gjithë filipinasit viktima të luftës kundër drogës, pavarësisht moshës së tyre”, thuhet më tej në deklaratë.
Në përgjigje të kësaj, Duterte ka thënë se “Grupet e të drejtave të njeriut … duhet të mbyllin gojën”.