Ballina Lajmet Shqipëri Durrës/ Besimtarët falin namazin në sheshin pranë xhamisë (Foto)

Durrës/ Besimtarët falin namazin në sheshin pranë xhamisë (Foto)

Myslimanët sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjërimit njëmujor të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Pandemisë COVID-19, këtë herë Fiter Bajrami nuk do të falet në sheshin ‘Skënderbej’ sikur është traditë, por secili besimtar do të shkojë në xhamitë kryesore të qyteteve.

Fiter Bajrami është festa e parë e këtij viti në kalendarinë islam dhe pas faljes së mëngjesit, rituali vazhdon me prerjen e kurbanit duke vijuar me urimet.

Ndërkohë që vizitat familjare do të shmangen për shkak të situatës që po kalon mbarë bota.

Në Durrës falja është bërë edhe në sheshin jashtë xhamisë për shkak të numri të madh të besimtarëve./tch

Exit mobile version