Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se me 19 kontrata aktive janë duke punuar në teren gjatë gjithë kohës që qarkullimi në rrugë të jetë sa më i lehtë.
Durmishi ka shkruar se të gjitha rrugët janë të kalueshme me gjithë reshjet e vazhdueshme.
Gjithashtu, ai u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të vozisin me kujdes duke respektuar rregullat dhe duke iu përshtatur kushteve në komunikacion.
“Cep më cep Kosovës, me 19 kontrata aktive, jemi duke punuar në teren gjatë gjithë kohës që qarkullimi në rrugë të jetë sa më i lehtë. Të gjitha rrugët janë të kalueshme me gjithë reshjet e vazhdueshme. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të vozisin me kujdes duke respektuar rregullat dhe duke ju përshtatur kushteve në komunikacion”, ka shkruar Durmishi në Facebook./