Dukuritë që shkakton ekuinoksi pranveror

Nëse toka goditet nga stuhia diellore, shkakton probleme në telekomunikacion e satelitë

Ekuinoksi i pranverës festohet nga aurora boreale. Me hyrjen e pranverës, dhe shënimin e ekuinoksit pranveror të enjten, fusha magnetike e Tokës është shumë më e ndjeshme ndaj erës diellore, që si pasojë gjeneron aurora më intensive dhe të shndritshme.

Gjatë ekuinokseve aksi tokësor bëhet paralel me planin e orbitës së planetit tonë rreth Diellit, dhe ky fenomen favorizon rilidhjen, pasi era diellore penetron më lehtë në atmosferë.

Gjithashtu në mbrëmjet në vijim mund të shijohen në qiell edhe meteor që zbukurojnë dhe ndriçojnë në këto netë të muajit Mars.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë orëve të fundit ka patur shpërthime të plazmës në kurorën e Diellit, por ende nuk dihet nëse Toka do të goditet nga stuhia diellore, që zakonisht shkakton probleme me telekomunikacionin dhe satelitët.