Dukagjinasit e të gjitha partive politike protestojnë më 27 gusht

Përfaqësues të të gjitha subjekteve politike nga qendra e qytetit të Pejës kanë bërë thirrje për protestë për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ata kanë thirrur një protestë gjithëpopullore me 27 gusht, e cila do të nisë nga ora 12:00 në qendër të Pejës.

“Ftojmë qytetarët e Pejës, Deçanit dhe pjesëve të tjera, për të kundërshtuar fuqishëm votimin e demarkacionit… Përveç kësaj ftojmë edhe deputetët e Parlamentit të Kosovës që në seancën e 1 shtatorit votën e tyre ta hedhin kundër kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Ali Lajçi, njofton Klan Kosova.