Sa më shumë të përpiqemi, aq më e vështirë bëhet të hani përditë perime. Por, nëse ia arrini qëllimit, dieta juaj ndoshta nuk është aq e shëndetshme sa duhet të jetë.
Dhe kjo për shkak të mënyrës se si i gatuani perimet tuaja, të cilat mund të shkatërrojnë përfitimet shëndetësore që ndodhen në këto superushqime.
Pra, nëse i zieni perimet, mos e bëni më këtë. Nëse i gatuani në këtë mënyrë ato humbin 50% të vlerave të tyre ushqyese sipas nutricionistes Tracy Lesht.
Duke folur për revistën Shape, ajo ka thënë se disa perime, sidomos ato që përmbajnë vitamina që shkrihen në ujë, nuk duhen zjerë kurrë. Këtu përfshihen lakra, spinaqi, lakra jeshile, brokoli, fasulet dhe bizelet.
Arsyeja është se vitaminat shkrihen në ujë, dhe nëse i zjeni perimet që kanë këto vitamina nuk do të keni shumë të mira shëndetësore prej tyre. Por kjo nuk do të thotë të mos i hani bashkë këto perime. Lesht sugjeron një tjetër alternativë, dhe truku është që të mos zjehen për shumë kohë.
“Zvogëlojeni sa më shumë kohën e gatimit dhe përdorni sasi të vogla uji me nxehtësi të ulët për të marrë maksimumin e vlerave ushqyese”, thotë Lesht. E njëjta këshillë vjen dhe nga NHS Choices, e cila gjithashtu thotë: “Duke gatuar ushqimet, veçanërisht duke i zjerë ato, ne humbim disa prej këtyre vitaminave. Mënyra më e mirë për të mbajtur disa prej këtyre vitaminave që shkrihen në ujë është ti zjen në avull ose ti piqni, por jo ti zjeni. Ose mund ta përdorni lëngun e tyre për të bërë supëra dhe gjellëra dhe jo ta derdhni”.