Të gjithë fëmijët kanë tekat e tyre, kush më shumë e kush më pak, kjo varet nga karakteri i tyre.
Dilema më e madhe e prindërve në këto raste është të përcaktojnë si të sillen, pra nëse ja vlen vërtet apo jo të dënojnë fëmijën?
A janë traumatike dënimet për fëmijën?
Në lidhje me këtë ekzistojnë mendime të ndryshme dhe sipas Timothy Verduinm, psikiatër në Universitetin e New York, prindërit duhet të mos e marrin asnjëherë në konsideratë mënyrën e “edukimit” përmes ndëshkimit.
Në vend të kësaj ata duhet të privilegjojnë caktimin e disa rregullave që do të bëjnë që fëmija të sillet në mënyrën e duhur.
Sipas Timothy, mënyra e duhur do të përfshijë edhe përqafimet, dialogun dhe lavdërimet sidomos tek fëmijët me karakter të vështirë, tek fëmijët autikë apo me probleme të ndryshme në zhvillim. Ju si prindër duhet t’i kushtoni shumë rëndësi sjelljes së mirë të fëmijës.
Sipas psikologëve amerikanë ndëshkimet i bëjnë fëmijët tepër agresivë
Ata theksojnë se ka një lidhje shumë të madhe mes sjelljes agresive të fëmijës dhe metodave të rrepta të edukimit.
Ekspertët theksojnë se nëse fëmija është tepër i vogël mënyra më e mirë për të vepruar do të ishte lavdërimi dhe përqafimet.
Kjo sjellje do të ketë pasoja gjithmonë pozitive dhe do të zhdukë ngadalë sjelljen negative të fëmijës duke qënë se do të bëjë që vetëvlerësimi të rritet.
Fëmijët duhet të kuptojnë se sjellja e tyre ka pasoja prandaj ju nuk duhet të veproni duke i thënë për shembull të pushojë nëse bërtet, por mund t’i thoni që nëse vazhdon të bërtasë kaq shumë ju nuk do të mund të vazhdoni dot leximin etj.
Nëse fëmija ofendon një tjetër, ju duhet t’i tregoni që ajo jo vetëm është e gabuar por edhe e lëndon tjetrin.
Në këtë mënyrë fëmija do të ketë mundësi të bëhet edhe më tepër inteligjent. Prandaj dëgjoni këshillat e ekspertëve dhe mos mendoni se një “shpullë” nuk bën keq, sepse kështu “na kanë rritur dikur dhe ja ku jemi!” Dhe ku jemi? Në pikën ku shpesh mendojmë se dhuna “duhet”!/Mesazhi/