Kohët e fundit kanë dalë në treg video DVD për foshnjet dhe gjithashtu dëgjojmë dhe shohim se ka programe televizive për foshnjet.
Po a është e drejtë që një foshnjë të shikoj televizion dhe a ka dobi për të?
Në lidhje me këtë temë është publikuar një artikull në revistën “The Journal of Pediatrics” sipas të cilit foshnjet prej 8-16 muajsh që shikonin këto programe kishin një fjalor fjalësh me rreth 6-8 fjalë më pak se ata që nuk i ndiqnin po të një moshe. Kurse mes foshnjeve 17-24 muajsh nuk pati ndonjë ndryshim.
Sigurisht që foshnjet në këtë moshë delikate kur ata fillojnë dhe zgjerojnë fjalorin e tyre janë më të hapur pranë ndikimeve negative.
Kushti i padiskutueshëm për zhvillimin e gjuhës tek një foshnje nën 2 vjeç është kontakti me njerëzit.
Çdo gjë e parë në televizion mendohet se nuk do të ketë ndikim pozitiv tek ata. Llojet e programeve që përmendëm mund të jenë të dobishëm për fëmijët parashkollor.
Në këtë periudhë kaq të rëndësishme për zhvillimin mendor të foshnjës më e mira është që (0-2 vjeç) ai të mos njihet fare me televizionin./Mesazhi/