Studime të mëparshme sugjeronin se rreziku i ish-duhanpirësve nga këto sëmundje stabilizohet brenda 5 vitesh, por një hulumtim i ri tregon se në fakt duhen më shumë se kaq.Raporti, që do të prezantohet javën e ardhshme në konferencën e Organizatës Amerikane të Zemrës, është i pari që ekzaminon lidhjen mes lënies së duhanit dhe shëndetit të zemrës, transmeton Gazeta Express.Pasi u analizuan të dhënat e 8,700 njerëzve, hulumtuesit gjetën se i duhet më shumë se një dekadë zemrës së një duhanpirësi që të ‘pastrohet’ nga dëmtimi kërcënues për jetën që nikotina, duhani dhe përbërësit e tjerë kimik në cigare kanë shkaktuar përgjatë viteve të pirjes.