Ballina Jeta Shëndetësi Duhani dhe efektet e dëmshme të tij

Duhani dhe efektet e dëmshme të tij

Duhani, nënkupton bimën e familjes Nicotiniana të llojeve dhe tipeve të ndryshme të modifikuar apo jo gjenetikisht, me gjithë pjesët e saj.

Katrani

Nënkupton mbetjen e thatë të tymit të duhanit pa nikotinë. Varësia e duhanit është helmimi më vdekjeprurës për shoqërinë. Vdekja vjen si pasojë e sëmundjeve që shkakton duhani.

Në çdo cigare ka më shumë se 4000 mijë lëndë kimike helmuese që shkaktojnë kancerin apo që mundësojnë zhvillimin e kancerit. 50 nga këto janë vertëtuar të kenë ndikim direkt në shkaktimin e kancerit.

Nikotina

Është përbërësi që krijon varësinë e personit nga duhani. Kjo është nje subtancë alkaloide helmues e cila gjendet në duhan dhe ka veprim helmues në sistemin nervor autonom Nikotina gjithashtu përshpejton rrahjet e zemrës, rrit tensionin dhe rrit rrezikun për koagulimin e gjakut.

Gazi i monoksidit të karbonit

Që gjendet në tymin e duhanit ul kapacitetin e gjakut për të mbajtur oksigjen dhe pengon transportimin e mjaftueshëm të oksigjenit në inde. Si pasojë e kësaj ata që pijnë duhanin gjatë ushtrimeve fizike lodhen më shpejt. Sipas të dhënave të Shoqatës Shëndetësore Botërore (WHO) në vitin 2006, 4.8 milion persona kanë vdekur nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani. Ky numër mendohet të arrijë në 10 milion në vitin 2025. Gjithashtu cilësohet se nga kjo shifër, 7 milion përsona i përkasin vëndeve në zhvillim si vendi ynë dhe 25-30% e përsonave që nga duhani vdesin më herët.

Duhani është shkaku i 35% të vdekjeve nga kanceri tek mëshkujt dhe 15% të vdekjeve nga kanceri tek femrat.

Duhani është shkaku i 90% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Kanceri i mushkërive zë vëndin e parë në vdekjet nga kanceri. Përsonat që pijnë duhan kanë një rrezik për kancer të mushkërive 20 herë më të madh sesa personat që nuk e pijnë duhanin.

Edhe ata që nuk e pijnë duhanin por janë nën ndikimin e atyre që e pijnë (duhanpirës pasivë), kanë një rrezik për kancer të mushkërive 3 herë më të madh në krahasim me ata që nuk pijnë.

Ata që pijnë duhan, përveç kancerit të mushkërive rrezikojnë të preken nga kanceri i gojës, gjuhës, buzës, fytit (laringu), rrugës së ngrënies (ezofagus), pankreasit, veshkave, fshikëzës së urinës, prostatit dhe qafës se mitrës.

Gratë që, pavarësisht se nuk pijnë por janë nën ndikimin e tymit të duhanit, kanë një rrezik më të rritur për kancerin e gjirit.

Duhani është shkaku kryesor i sëmundjeve të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes që shfaqën më vështirësi në frymëmarrje si p.sh bronkiti kronik dhe emfizema. Vdekja që shkaktohet nga këto sëmundje është 40 herë më e lartë se atyre që nuk pijnë.

Rreziku i krizës së zemrës është 3 herë më i lartë tek ata që pijnë duhan.

Duhani ndikon në qarkullimin e gjakut dhe në enët e gjakut. Më këtë ndikim rritet rreziku për sëmundjet e enëve të gjakut të trurit dhe rreziku për t’u paralizuar. Duhani shkakton gangrenë të këmbëve.

Gratë që pijnë duhan rrezikojnë të kenë më tëpër aborte të padëshiruara, lindje të parakohëshmë, lindje të bebeve më peshë të vogël dhe infertilitet. Gratë që përdorin ilace për kontrollin e shtatëzanise (kontraceptive oral) dhe pijnë duhan rrezikojnë të kalojnë krize zemre.

Duhani shkakton impotencë tek meshkujt.

Duhani rrit rrezikun e ulcerës së stomakut dhe ngadalëson shërimin e saj.

Duhani shkakton tharje të lëkurës, sëmundje të psoriazës dhe lehtëson formimin e kataraktit në sy

Sipas të dhënave, jetë – gjatësia e një personi që pi duhan shkurtohet deri me 10 vjet, ndërsa vdekjet mes grupmoshave që pijnë duhan janë 5 herë më të larta se mes atyre që nuk e pijnë atë.

Ekspertët thonë se fëmijët janë më të pa mbrojturit ndaj tymit të duhanit. Mbajtja e fëmijëve në mjedise ku pihet duhan mund të bëhet shkak për sëmundje të tjera më të rrezikshme. Tymi i lëshuar nga të tjerët, tek fëmijët, bëhet shkak për infeksione në gjoks, bronkit dhe infeksione të veshit dhe astëm.

Exit mobile version