Me thirrjet “duam shpiat tona” edhe këtë të shtunë banorët që preken nga projekti për Unazën e Re kanë dalë sërish në protestë, shkruan oranews.
Në ditën e 28 të qendresës së tyre ata kanë bllokuar të dy akset e rrugës.
Në zonë ka pasur edhe prani të forcave të policisë.
Banorët kërkojnë që banesat e tyre mos prishen, ose të dëmshpërblehen në masën 100%.
“Kauza jonë, shtëpia jonë”, “qeveri hajdute”, “O Edvin o diarre këtu i thonë Unaze e Re”, ishin disa prej thirrjeve të banorëve.
Ndërkohë punimet kanë filluar duke hequr ndriçimin e rrugës dhe pemët.
Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të opozitës.