Duaje jetimin!

Bëji hije mbi kokë kujt babai i vdiq!

Ma laj dhe gjembin nga këmba mi hiq!

E di pse po thehet i ziu jetim?

Se druri pa rrënjë, më s’la gjelbërim.

Jetimin kokulur kur sheh në mënxyrë,

U ruaj, tët bir-o mos puth në fytyrë!

Në qaftë jetimi e kush e pushton?

Dhe dallgë në marrtë, e kush e qeton?

Kujdes se po qau i ziu jetim,

Nga vaji do dridhej lart Froni sublim.

Fshiji lotin e syrit si të ishe baba!

Dhe pluhurin nga faqet në qoftë se ka!

Meqenëse humbi, ah, hijen e tij,

Nën hijen tënde ma merr ti tashti!

Kur kokën e vija te gjur i tim eti,

Më dukej se kisha kurorë prej mbreti.

Një mizë të binte mbi flokët e mi,

Kaq njerëz do të vuanin, si të ishin në zi.

Por sot… po të zihem si rob nga armiqtë,

S’do kem pranë asnjërin nga miqtë.

E di sesa vuajnë mitarët e shkretë,

Se atin kur humba, mitar isha vetë.

Marrë nga: Gjylistani dhe Bostani, Sadiu