Më 18.06.20121, u bë duaja e hatmes në xhaminë e fshatit Glloboçicë, komuna e Kaçanikut
Dy nxënësit: Ifraim Ceka dhe Gazmend Toplica mbaruan leximin e Kur’anit nën mbikqyrjen e imamit të fshatit Hisen ef. Ceka.
Ishte diçka shumë e veçantë, tepër ndryshe nga hatmet e zakonshme, sepse përfundimi i leximit të Kur’ani-t nga ana e tyre u bë me Alfabetin e Braille (Braj) që është lexim i dedikuar për të verbërit.
Imami, Hisen Ef. Ceka, u pyet se si arriti që t’ua mësonte leximin e Kur’anit në këtë formë, e ai u përgjigj: “Dëshira e madhe për të mësuar leximin e Kur’anit nga ana e tyre ishte e flakët”, dhe kjo më shtyri që të hulumtoj në internet ( materiale të ndryshme), pasi, fatkeqësisht në gjuhën shqipe nuk mundë të gjeja. Dhe kam gjetur në youtube materiale nga gjuhët e tjera e në këtë mënyrë kemi filluar me mësimin e shkronjave arabe duke i transkriptuar ato në alfabetin Braj, pastaj mësimin e rregullave të Kur’anit, dhe kështu dalëngadalë kemi mësuar leximin e Kur’anit.
Kur’anat në Alfabetin Braj janë siguruar nga një dashamirë i cili i ka sjellur nga Arabia Saudite thotë Imami.
Dëshira dhe vullneti i madh që kanë pasur Ifraimi dhe Gazmendi për mësimin dhe leximin të Kur’anit, ka bërë që mësimin e shkronjave dhe rregullave ta bëjnë për një kohë shumë të shpejtë. Për dy javë i kanë mësuar edhe shkronjat edhe rregullat.
Ndjehem i lumtur për arritjen e këtij suksesi, pasi ky sukses nuk më përket vetëm mua, por, tërë komunitetit tim.
Shpresoj që rrugën time, ta trasoj edhe dikush tjetër në të ardhmen, thotë imami i fshatit Glloboçicë Hisen ef. Ceka.