Dru-shitësit vjedhin blerësit (Foto)

Sezoni i vjeshtës u sjellë përfitime të mëdha tregtarëve që merren me shitjen e drunjve për nxehje.

Qytetarët, pavarësisht çmimeve detyrohen të blejnë këtë lëndë djegëse ngase shumica e tyre e kanë si mundësi të vetme për ngrohje.

Mirëpo, përveç shitjes me çmime të larta, fotografitë e siguruara nga EkonomiaOnline, shpërfaqin edhe një dukuri mjaftë shqetësuese, atë të vjedhjes dhe mashtrimit.

Në fotografi shihet se si në tregun e drunjve në Gjilan drunjtë ngarkohen për shitje në mënyrë mashtruese dhe manipuluese.

Qytetarët duhet të kenë kujdes gjatë blerjes, ndërsa organet kompetente pas publikimit të këtyre fotografive, duhet të ndërmarrin masat e duhura për të parandaluar këtë lloj të mashtrimit dhe varfërimit të kuletës së konsumatorit kosovar, e cila tashmë është bërë një përditshmëri.
dru2
dru3
dru1