Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Droni iz’raelit vret tre pa’lestinezë teksa po hapnin një pus uji

Droni iz’raelit vret tre pa’lestinezë teksa po hapnin një pus uji

Tre palestinezë janë vrarë në një sulm izraelit me dron teksa u përpoqën të hapnin një pus uji, pas mungesës së ujit në Gazën qendrore.

Sulmi izraelit me katër-kopter goditi një grup njerëzish që instalonin një rrjet tubash uji në kampin e refugjatëve Nuseirat. Trupat u transferuan në Spitalin Al-Aksa në qendër të Deir el-Balah.

Izraeli vazhdon të përballet me kritika globale për sulmet ndaj civilëve të Gazës. Një raport i Kombeve të Bashkuara të premten tha se rreth 70 për qind e numrit të verifikuar të vdekjeve në Gaza janë gra dhe fëmijë.

Exit mobile version