Droni izraelit vret tre palestinezë, duke përfshirë dy fëmijë, në Bregun Perëndimor

Njoftohet se tre palestinezë, mes të cilëve dy fëmijë, u vranë në sulmin e mjetit ajrore pa pilot të Izraelit në qytetin Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite kreu një sulm me dron në vendbanimin Tamun, që ndodhet në juglindje të qytetit të Tubas.

Nga sulmi humbën jetën 9-vjeçari Riza Besharat, 10-vjeçari Hamza Besharat dhe 23-vjeçari Adem Besharat.

Forcat izraelite konfiskuan kufomat e palestinezëve të vrarë.

Burimet lokale thanë se zona ku ndodhi sulmi ishte zonë banimi dhe se palestinezët pranë shtëpive të tyre ishin në shënjestër.

– tre palestinezë u arrestuan në Tubas

Nga ana tjetër, ushtarët izraelitë bastisën qytetin Tamun në orët e para të mëngjesit.

Në zonën ku ishin vendosur snajperët dhe ushtarët, dy shtëpi u rrethuan dhe shumë shtëpi u bastisën.

Raportohet se ushtarët izraelitë bastisën shtëpitë në vendbanimin Akaba, në veri të qytetit Tubas dhe arrestuan tre persona.