Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Droni i lëshuar nga Libani godet rezidencën e Ne’tanyahut në Iz’raelin verior

Droni i lëshuar nga Libani godet rezidencën e Ne’tanyahut në Iz’raelin verior

Një dron i lëshuar nga Libani sot goditi rezidencën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Izraelin verior, tha zyra e tij, transmeton Anadolu.

Zyra e kryeministrit në një deklaratë tha se droni i nisur nga Libani kishte në shënjestër shtëpinë private të Netanyahut në Cezare, në veri të Izraelit.

Ajo shtoi se kryeministri dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit.

Më herët, ushtria izraelite tha se tre dronë u lëshuan nga Libani, dy prej të cilëve u kapën me sukses, ndërsa i treti u përplas me një ndërtesë në Cezare, në veri të Izraelit. Nuk raportohet për viktima.

Ndërsa lufta ndërkufitare midis forcave izraelite dhe Hezbollahut vazhdon që nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, Izraeli e përshkallëzoi ofensivën e tij në Liban në fund të muajit të kaluar, duke vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe, shumë komandantë të tjerë.

Sulmet e gjera ajrore, të ndjekura nga një inkursion tokësor, kanë marrë më shumë se 1.500 jetë dhe kanë zhvendosur rreth 1,2 milion njerëz.

Exit mobile version