Shejkh Ali Tantavi (r.h) duke debatuar me një djalë të ri që nuk falej:
– Unë nuk e mohoj faktin, se namazi është obligim dhe kam dëshirë të falem. Por, kur unë shoh disa namazli, atëherë largohem prej namazit.
Në shkollë kam një shok, që falet gjithmonë, lexon dua e lutje të ndryshme, por ai është dexhal mashtrues, larg besnikërisë dhe rrugës së drejtë.
– Për këtë arsye e ke lënë namazin?
– Po.
– Atëherë, përse ha ?
– Përse të mos ha?!
– Sepse, në mesin e atyre që hanë, ka njerëz që janë hajdutë, të poshtër dhe mashtrues!
– Çfarë kam unë me ta? Ngrënia është e domosdoshme për jetën e trupit…
– Edhe namazi është i domosdoshëm për jetën e shpirtit, kështu që çfarë ndryshim ka mes teje dhe mes atij që the, se është dexhal (mashtrues)?!
(nga libri: Dritë dhe udhëzim)
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja