Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq njoftoi se do të vizitojë Ukrainën me ftesë të presidentit Vladimir Zelenskiy.
Në deklaratën e bërë në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale të Kryeministrisë së Malit të Zi, thuhet se Abazoviq do të shkojë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Duke theksuar se Abazoviq do t’u propozojë liderëve të Ballkanit Perëndimor për një vizitë të përbashkët në Ukrainë, në deklaratë thuhet se “ai do të zhvillojë bisedime veçanërisht me vendet anëtare të NATO-s në rajon (në Ukrainë). Qëllimi i vizitës është që Ballkani Perëndimor të tregojë se mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.” /trt